PROJEKTET

0
496

Zbatuar nga : Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër

Financuar nga: ABC- ALBANIAN  BESA  CAPITAL

Mbështetja psikologjike për fëmijët dhe familjet e tyre të ngujuar për shkak të gjakmarrjes në Qytetin Shkodër dhe rrethina .

KUSH ËSHTË DREJTËSI DHE PAQE

Kisha Katolike e Shqipërisë duke qenë në dijeni për tensionet, dhe varfërinë dhe padrejtësitë e pranishme në një vend të sapo dalë nga diktatura , vendosi të themeloje Komisionin për Drejtësi dhe Paqe , për të dhënë kontributin e saj në edukimin e shtresave të ndryshme shoqërore me frymën e drejtësisë dhe të paqes. Krijimi  i komisionit u bë i mundur falë mbështetjes financiare të CRS/Albania . Në 2001 Komisioni shqiptar u pranua anëtar me të drejta të plota i kësaj Asambleje si dhe u njoh si Komision Kombëtar nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare . Në 2004 asambleja e përgjithshme e Komisioneve Drejtësi dhe Paqe e përfshiu komisionin shqiptar në programin e posaçëm të ndihmës të quajtur “Star Program” i cili mbështetej nga organizata katolike “Renovabis”.

QENDRA E KËSHILLIMIT E SHËRBIMEVE PSIKOLOGJIKE

QKSHP është një qendër e regjistruar nën Gjykatën e Shkallës së Parë  në Tiranë, numër 819,datë 26.06.2013.                                                                                                                                                                    Qendra është e specializuar në drejtim të ofrimit të këshillimit psikologjik dhe shërbimeve psikologjike. Ofron këshillim individual dhe këshillim grupi . Aktualisht qendra gëzon supervizionim të plotë nga Universiteti i Milanos, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti i Padovës dhe Organizata Psicologi senza Frontiere .Kjo qendër funksionon në bazë të frekuentimeve direkte të klientëve , nëpërmjet bashkëpunimeve dhe referimeve nga institucione dhe organizata të ndryshme.

KUSH ËSHTË FONDACIONI ABC

Organizatë jofitimprurëse e pavarur, themeluar si person juridik në shtator 2008, dhe që vepron në përputhje me legjislacioni shqiptar në fuqi.                                                                                           MISIONI                                                                                                                                                                                  Nxitja , zhvillimi dhe përmirësimi i veprimtarive ekonomike të subjekteve të ndryshme , persona juridikë apo fizikë , të cilët operojnë në fushën e biznesit të vogël, të mesëm dhe sipërmarrjes private në Shqipëri, duke krijuar vende pune dhe nxitur vetëpunësimin;                                                                       Nxitja e bashkëpunimit midis biznesit të vogël, të mesëm dhe sipërmarrjes private;                                                            Nxitja e shërbimeve financiare në zona të ndryshme të vendit dhe të aksesit në këto shërbime financiare , për të nxitur zhvillimin e ekonomisë lokale në shërbim të punësimit;                                                  Mbështetja e shoqërise civile dhe e grupeve të interesit për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri .

MBI PROJEKTIN                                                                                                                                                                Projekti do të favorizojë 33 fëmijë të ngujuar të moshës 6-18 vjeçare që jetojnë në kushtet e gjakmarrjes dhe me frikën për të dalë jashtë shtëpive të tyre .                                                                                               Projekti parashikon realizimin e seancave psikologjike të drejtpërdrejta me qëllim asistencën psikologjike dhe mbështetje emocionale nga psikologë profesionist që do  jenë nga QKSHP (Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike). Po ashtu ky shërbim do ju ofrohet pjesëtarëve të familjeve të ngujuara me qëllim që puna të jetë më gjithëpërfshirëse duke siguruar një ambjent familjar më mbështetës për fëmijët. Për një shërbim sa më të sigurtë ,sa më cilësor dhe profesional në kushtet e ngujimit që ndodhen këta fëmijë , Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike QKSHP, do të ofrojë këtë shërbim në shtëpitë e tyre .

Qëllimi i projektit :

Mbështetja psikologjike për fëmijët dhe familjet e tyre të ngujuar për shkak të gjakmarrjes në Qytetin Shkodër dhe rrethina.

Objektivi 1  :                                                                                                                                                     Ofrimi i mbështjetjes psikologjike direkte për fëmijët                                                                      Rezultatet e pritshme :

  • 33 fëmijë marrin shërbim të drejtpërdrejtë psikologjik në shtëpitë e tyre ;
  • 33 fëmijë mbështeten në superimin e traumës psikologjike të shkaktuar nga ngujimi dhe largimi nga ambientet sociale
  • Mbështetja psikologjike parandalon shqetësimet psikologjike dhe emocionale që mund të shkaktojë ngujimi
  • Përgatitja psikologjike e fëmijëve për tu përballur me botën e jashtme pas përfundimit të ngujimit
  • 33 fëmijë marrin animacion në kushte shtëpie

Objektivi 2 :

Trajnimi i pjesëtarëve të familjeve të fëmijëve të ngujuar , mbi stratëgjitë e minimizimit të faktorëve stresuas për fëmijët e tyre .                                                                                                    Rezultatet e pritshme:

  • Familjet e tyre trajnohen mbi mundësitë e minimizimit të traumës tek fëmijët e tyre
  • Ndërmjetësim në marrëdhënien prind-fëmijë
  • Prindërit janë trajnuar mbi trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta psiko-sociale

Objektivi 3:

Lobing për të drejtat e tyre në instancat shtetërore.

DREJTËSI DHE PAQE

Adresa : sheshi Gjon Pali II , Katedrale

Cel.+355672880788

E-mail: luigjmila@yahoo.it

Web-site: www.juspaxalbania.org

 

 QENDRA E KËSHILLIMIT TË SHËRBIMEVE PSIKOLOGJIKE

Adresa : Rruga Hysej

Cel: +355673017299

E-mail: koordinator@qkshpsikologjike.org

Web-site: www.qkshpsikologjike.org

FONDACIONI  ABC

Adresa: Rruga “Brigada VIII’’, Pallati Nr.5, Tirana, Albania

Tel/fax; 355 42253543

E-Mail: info@abcfoundation.info Iprifti@abcfoundation.info

Web-site: www.abcfoundation.info

Forcimi i kapaciteteve për llogaridhënie nga institucionet lokale në Shkodër, kundrejt komuniteteve Rome dhe Egjiptiane .

Në Shkurt të 2019 Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike QKSHP ka filluar zbatimin e projektit “ Forcimi i kapaciteteve për llogaridhenie nga institucionet lokale në Shkodër, kundrejt komuniteteve Rome dhe Egjiptian”  i financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri (BE) , zbatuar nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Tekinke –ANTTARC, në partneritet me Fondacionin “ Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve –AFCR dhe Unionin për Zhvillimin  dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri- AMARO DROM .

                                         Qëllimi i Projektit

Me anë të këtij projekti synojmë të monitorojmë shërbimet sociale që Bashkia Shkodër ofron në zonat respektive  për këtë komunitet, me qëllim rritjen e performancës dhe llogaridhënies së tyre ndaj këtij komuniteti

Po ashtu , ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i komunitetit me anë të trajnimeve me ekspert. Me anë të medias synojmë që të rrisim ndërgjegjësimin e komunitetit lokal, duke miminizuar maksimalisht paragjykimiet                                                                                                                                         Kohëzgjatja e projektit 6 muaj.

Objektivat :

  • Ofrimi i sesioneve trajnuese në aspektin ligjor , socio-ekonomik.
  • Pjesëmarje e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në procese vendimarrje , si në mbledhjet e Këshillit Bashkiak Shkodër apo në institucionet e tjera të varësisë lokale .
  • Përmirësimi i aksesit të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në shërbime dhe rritja e pjesëmarrjes në vendimarrje
  • Takime informuese mbi të drejtat e komuniteteve Rome dhe Egjiptian mes institucioneve lokale dhe qendrore, OSHC – ve dhe studentave të Universitetit të Shkodrës.
  • Shërbime mediatike me qëllim sensibilizimin e opinionit publik

         REZULTATET /NDIKIMI

Objektivi 1

Ofrimi i sensioneve trajnuese në aspektin ligjor , socio-ekonomik do të synojnë të rrisin kapacitetet e brendshme të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane

Rezultatet e pritshme :

  • Njohja e ligjit , me fomat e kërkesës për llogaridhënie nga institucionet
  • 3 trajnime për çështje ligjore nga ekspert të fushës.
  • 3 trajnime për ëështje socio-ekonomike nga ekspert të fushës .

  Objektivi 2 :

Pjesëmarrja e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në proçese vendimarrje  , si në mbledhjet e Këshillit Bashkiak Shkodër apo në institucionet e tjera të varësise lokale.

Rezultatet e pritshme 

  • Të paktën 3 përfaqësues të komuniteteve do të marin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak si formë pjesëmarrje dhe monitorimi të ofrimit të shërbimeve.
  • Të pakten 75% e komunitetit të përfshirë në trajnimet e para, për rritjen e kapacitetit , janë aftësuar të formalizojnë dhe hartojnë kërkesa kundrejt institucioneve të varësisë.
  • Realizimin e 2 pjesëmarrjeve aktive në mbledhjet e Këshillit Bashkiak , duke i dhënë zë nevojave te tyre .

Objektivi 3 :

Fushatë sensibilizuese dhe lobuese me efekt mediatik për të drejtat e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane .

        Rezultatet e pritshme :

  • Në emisionet e mediave do të pasqyrohen aktivitete ,me qëllim në rritjen pozitive të perceptimit dhe rritjen e lobimit pr të drejtat e tyre .
  • Rreth 1500 individë të ndërgjegjësuar lidhur me të drejtat dhe perceptimin pozitiv të komuniteteve Rome dhe Egjiptian në shoqëri.

 

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër , është një qendër e rregjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë , me numër 819, 26.06.2013, e cila ka për mision të hartojë dhe të zhvillojë projekte në fushën sociale në harmoni me planet lokale dhe kombëtare të zonës ku ajo vepron.

Kjo qendër funskionon me frekuentime direkte të klientëve , nëpërmjet bashkëpunimeve me institucionet dhe organizata të ndryshme. Ofron këshillim individual dhe në grup .

Qendra e Keshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike

Rr: Hysaj ,Dugajte e Reja ,Ish godina e shkollës “Zani i Shkodrës”

Shkodër (AL)

Cel: +355673017299; +355684420000

E-mail: koordinator@qkshpsikologjike.org

Web-site: www.qkshpsikologjike.org

 

MBËSHTETJA E INTEGRUAR PËR FËMIJËT PAK NË SHKOLL߰N SPECIALE “3 DHJETORI “

Tetor 2014-Prill 2015

Mbështetur nga: ABC ALBANIAN BESA CAPITAL

Zbatuar nga :QENDRA E KËSHILLIMIT DHE SHËRBIMEVE PSIKOLOGJIKE

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

Të ofrojë shërbime mbështetëse për 92 nxënës dhe prindër , dhe 32 mësues të shkollës speciale “3 Dhjetori” Shkodër , në funksion të përmirësimit të kushteve sociale të PAK .

OBJEKTIVAT:

  • Ofrimi i sesioneve trajnuese me prindërit, mësuesit, psikologët dhe mjekët e fëmijëve të shkollës.
  • Zhvillimi i orëve të animacionit, me fëmijët që ndjekin shkollën speciale.
  • Realizimi i panaireve me punime “speciale’nga vetë fëmijët.
  • Komuniteti i sensibilizuar nëpërmjet fushatave sensibilizuese dhe lobuese me efekt mediatik.

 

REZULTATET /NDIKIMET

OBJEKTIVI 1

Ofrimi i sesioneve trajnuese me prindërit, mësuesit, psikologët e femijëve të shkollës Speciale “3 Dhjetori “ dhe/apo të shkollave normale që në brendësi të tyre kanë fëmije PAK .

REZULTATET E PRITSHME

  • 18 takime joformale dhe këshillim psikologjik për prindërit .
  • Shpërndarje informacioni për prindërit dhe të gjithë anëtarët e komunitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar .
  • Module trajnimesh mbi metodat e mësimdhënies dhe informimin me termat e reja të çrregullimeve , trajtimi i autizmit .

OBJEKTIVI 2

Zhvillimi i orëve të animacionit , me fëmijët që ndjekin shkollën speciale.

REZULTATET E PRITSHME

  • Të pakten 75%  e fëmijëve me aftësi të kufizuar që ndjekin shkollën speciale 3 Dhjetori do përfshihen në aktivitetet edukative dhe argëtuese.
  • Realizimi i një program me veprimtari edukative, shoqërore , lojra sportive , kulturore në ditën ndërkombëtare të personave PAK.
  • Mësuesit përfshihen dhe mbështesin punimet kreative dhe ndihmojnë fëmijët .

OBJEKTIVI 3

Fushate sensibilizuese dhe lobuese me efekt mediatik.

REZULTATET E PRITSHME

  • Bisedë në Tv Lokal : Mundësite reale për integrimin e PAK në jetën sociale
  • Spot sensibilizues në media
  • Prezantimi i kësaj nisme nga Foundation ABC në media.

 Objektivi 4

Realizimi i panaireve me punime “special” nga vetë fëmijët .

REZULTATET E PRITSHME

  • Aftësimi dhe krijimi i një grupi që do të realizoje punime kreative manual.
  • Krijimi i traditës së panaireve me qëllim promovimin dhe sigurimin e të ardhurave nga vetë shkolla .
  • Nxitjen e pjesëmarrjes së prindërve të fëmijëve në këto aktivitete “speciale”me fëmijët e tyre.

 

QENDRA E KËSHILLIMIT E SHËRBIMEVE PSIKOLOGJIKE

QKSHP është një qendër e regjistruar nën Gjykatën e Shkallës së Parë  në Tiranë, numër 819,datë 26.06.2013.                                                                                                                                                                    Qendra është e specializuar në drejtim të ofrimit të këshillimit psikologjik dhe shërbimve psikologjike. Ofron këshillim individual dhe këshillim grupi . Aktualisht qendra gëzon supervizionim të plotë nga Universiteti i Milanos, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti i Padovës dhe Organizata Psicologi senza Frontiere .Kjo qendër funksionon në bazë të frekuentimeve direkte të klienteve , nëpërmjet bashkëpunimeve dhe referimeve nga institucione dhe organizata të ndryshme.

KUSH ËSHTË FONDACIONI ABC

Organizatë jofitimprurëse e pavarur, themeluar si person juridik në shtator 2008, dhe që vepron në përputhje me legjislacioni shqiptar në fuqi.                                                                                           MISIONI                                                                                                                                                                                  Nxitja , zhvillimi dhe përmirësimi i veprimtarive ekonomike të subjekteve të ndryshme , persona juridikë apo fizikë , të cilët operojnë në fushën e biznesit të vogël, të mesëm dhe sipërmarrjes private në Shqipëri, duke krijuar vende pune dhe nxitur vetëpunësimin;                                                                       Nxitja e bashkëpunimit midis biznesit të vogël, të mesëm dhe sipërmarrjes private;                                                            Nxitja e shërbimeve financiare në zona të ndryshme të vendit dhe të aksesit në këto shërbime financiare , për të nxitur zhvillimin e ekonomisë lokale në shërbim të punësimit;                                                  Mbështetja e shoqërise civile dhe e grupeve të interesit për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri .

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike

Rr: Hysaj ,Dugajtë e Reja ,Ish godina e shkollës “Zani i Shkodrës”

Shkodër (AL)

Cel: +355673017299; +355684420000

E-mail: koordinator@qkshpsikologjike.org

Web-site: www.qkshpsikologjike.org

FONDACIONI  ABC

Adresa: Rruga “Brigada VIII’’, Pallati Nr.5, Tirana, Albania

Tel/fax; 355 42253543

E-Mail: info@abcfoundation.info Iprifti@abcfoundation.info

Web-site: www.abcfoundation.info

MB߰SHTETJA E INTEGRUAR PËR FËMIJET PAK NË SHKOLLËN SPECIALE “3 DHJETORI “

“Ky projekt është mundësuar me mbështetjen financiare të Bordit të Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare .”

QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

Të ofrojë shërbime mbështetëse për 92 nxënës dhe prindër , dhe 32 mësues të shkollës speciale “3 Dhjetorit” Shkodër , në funksion të përmirësimit të kushteve sociale të PAK .

OBJEKTIVAT:

  • Ofrimi i sesioneve trajnuese me prindërit, mësuesit, psikologët dhe mjekët e fëmijëve të shkollës
  • Zhvillimi i orëve të animacionit, me fëmijët që ndjekin shkollën speciale.
  • Krijimi i panaireve me punime “speciale’nga vetë fëmijët
  • Komuniteti i sensibilizuar nëpërmjet fushatave sensibilizuese dhe lobuese me efekt mediatik.

REZULTATET/NDIKIMET

Ndikimi afatgjatë :Personat me aftësi të kufizuar do të mund të marrin shërbime më efektive gjatë dhe pas përfundimit të projektit duke rritur mundësinë e integrimit të PAK në jetën sociale .

Efektet imediate : Përshtatja e shërbimeve sipas nevojave të PAK për  përmirësimin e kushteve sociale të tyre . Përmirësimi i gjendjes psiko-emocionale të prindërve, që të mund të jenë më të qetë dhe të kthjellët në marrëdhëniet me këto fëmijë .Komuniteti mund të njohë disa aftësi (si punimet e dorës) të PAK.

REZULTATET /NDIKIMET

OBJEKTIVI 1

Ofrimi i sesioneve trajnuese me prindërit, mësuesit, psikologët e fëmijëve të shkollës Speciale “3 Dhjetori “ dhe/apo të shkollave normale që në brendësi të tyre kanë fëmije PAK .

 

 

REZULTATET E PRITSHME

  • 18 takime joformale dhe këshillim psikologjik për prindërit .
  • Shpërndarje informacioni për prindërit dhe të gjithë anëtarët e komunitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet që ata duhet të marrin si dhe praktika të mira në edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara..
  • Module trajnimesh mbi metodat e mësimdhënies dhe informimin me termat e reja të çrregullimeve autike .

OBJEKTIVI 2

Zhvillimi  i orëve të animacionit , me fëmijët që ndjekin shkollën speciale.

REZULTATET E PRITSHME

  • Të paktën 75%  e fëmijëve me aftësi të kufizuar që ndjekin shkollën speciale 3 Dhjetori do përfshihen në aktivitetet edukative dhe argëtuese.
  • Realizimi i një program me veprimtari edukative, shoqërore , lojra sportive , kulturore në ditën ndërkombëtare të personave PAK.
  • 10 psikolog trajnohen që të ofrojnë shërbim të përmirësuar ndaj fëmijëve në shkolla.
  • Mësuesit përfshihen dhe mbështesin punimet kreative dhe ndihmojnë fëmijët.

OBJEKTIVI 3

Fushate sensibilizuese dhe lobuese me efekt mediatik.

REZULTATET E PRITSHME

  • Bisedë në TV Lokal : Mundësitë reale për integrimin e PAK në jetën sociale
  • Spot sensibilizues në media partner Tv Rozafa
  • Prezantimi i kësaj nisme nga Foundation ABC në media partner TV Rozafa dhe Radio Motiv.

 

    Objektivi 4

Realizimi i panaireve me punime “speciale” nga vetë fëmijet .

REZULTATET E PRITSHME

  • Aftësimi dhe krijimi i një grupi që do të realizojë punime kreative manuale
  • Krijimi i traditës së panaireve me qëllim promovimin dhe sigurimin e të ardhurave nga vetë shkolla .
  • Nxitjen e pjesëmarrjes së prindërve të fëmijëve në këto aktivitete “speciale”me fëmijet e tyre.

 

AKTIVITET

A1. Zhvillimi i 3 eskursioneve me fëmijët që ndjekin shkollën speciale, ky aktivitet do zhvillohet në bazë të një program të parapërcaktuar nga grupi i punës (grupi i punës përbëhet nga kordinatori i projektit , vullnetar , drejtoresha e shkollës special “3 Dhjetori”, etj). Ekskursionet do te zhvillohen si brenda dhe jashtë qytetit. Qëllimi i këtij aktiviteti është ofrimi i një shërbimi ndryshe këtyre fëmijëve duke i argëtuar , socializuar dhe duke i njohur me një ambient me kulturë dhe histori të ndryshe.

A2. Zhvillimi i një aktiviteti artistik me përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar, ky aktivitet do të zhvillohet në muajin dhjetor në prag të Ditës Ndërkombëtare të PAK, ku do të jenë vetë fëmijët protagonist në këtë aktivitet. Këto fëmijë do të interpretojnë pjesë të ndryshmë artistike dhe gjithashtu do publikohen punimet e tyre të krijuar gjatë orëve të animacionit. Në përgatitjen e aktivitetit do japin kontributin grupi i punës , animator social, mësuesit e shkollës dhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, që do sigurojë vendin e zhvillimit të këtij aktiviteti, që do e ndjekin prindër të fëmijëve , nxënës të shkollave të mesme dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit.

A3. Përgatitja e produkteve të ndryshme dhe shitja e tyre me qëllim promocional. Gjatë orëve të animacionit do punohet me fëmijët, prindërit dhe mësuesit që të përgatisin punime të ndryshme me qëllim që më pas këto të shiten për të mbledhur të ardhura për realizimin e aktiviteteve të tjera pas mbarimit të projektit, si formë vazhdimësie. E rëndësishme do jetë dhe përfshirja e prindërve në këto nisma.

A4. Zhvillimi i trajnimeve informuese me prindërit me aftësi të kufizuar, gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit do zhvillohen 15 takime informuese me prindërit e fëmijëve që ndjekin shkollën speciale, qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi dhe informimi i prindërve me disa problematika më shqetësuese dhe të nevojshme. Tematika që do trajtohet në këto takime do përcaktohet paraprakisht nga grupi i punës në marrëveshje me stafin pedagogjik të shkollës.

A5. Takime informuese (sensibilizuese) mbi aftësinë e kufizuar mes pushtetit Lokal dhe Organizatavave . Gjatë 6 muajve të zbatimit të projektit do të realizohen takime mujore informuese .  Në fillim të projektit do realizohen në ambientet e Shkollës Speciale , kurse takimet e tjera në ambientet e tjera. Takimet do të moderohen nga ekspert të fushave përkatëse , dhe tema që do të trajtohen do jenë mbi politikat afatgjata dhe mbështetjes instititucionale, psikologjike dhe ekonomike për këto fëmijë.

 

 QENDRA E KËSHILLIMIT TË SHËRBIMEVE PSIKOLOGJIKE

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike ,Shkodër ,është një qendër e regjistruar në Gjykatën e Shkallës së  Parë në Tiranë , qershor 2013 .

Qendra është e specializuar në drejtim të ofrimit të këshillimit psikologjik në formën e këshillimit individual dhe në grup, si dhe terapi për çrregullimet e zhvillimit tek fëmijët. Kjo qendër  funksionon në bazë të frekuentimeve direkt të klientëve, nëpërmjet bashkëpunimeve dhe referimeve nga institucionet dhe organizata të ndryshme.

SHËRBIMET QË OFROJMË :

  • Këshillim individual dhe në grup
  • Këshillim familjar dhe në çift
  • Terapi me fëmijë
  • Teste vokacionale dhe psikologjike
  • Kërkime dhe shërbime referimi
  • Konsulencë –supervizim stafi

TRAJNIME:

  • Psikologu dhe punonjësi social në çështjet në gjykata
  • Çrregullimet e zhvillimt tek fëmijët, autizmi dhe trajtimi
  • Terapia e artit dhe interpretimi psikologjik
  • Loja dhe teknikat e animimit në punët me fëmijët
  • Marrëdhëniet e shëndetshme familjare
  • Grupet e vetëndihmës, roli i lehtësuesit
  • Të njohim veten përmes pasqyrës së tjetrit
  • Para/pas psikologjia

TERAPI ME FËMIJË:

  • Vështirësitë në përshtatje dhe socializimin e fëmijëve
  • Çrregullime të vëmendjes dhe hiperaktivitetit ADHD
  • Çrregullime të spektrit të autizmit
  • Çrregullime të të folurit
  • Vështirësitë në të nxënë
  • Disleksia tek fëmijët
  • Vonesa të zhvillimit

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike

Rr: Hysaj ,Dugajtë e Reja ,Ish godina e shkollës “Zani i Shkodrës”

Shkodër (AL)

Cel: +355673017299; +355684420000

E-mail: koordinator@qkshpsikologjike.org

Web-site: www.qkshpsikologjike.org

Yotube Channel: Qendra e Këshillimit Shkodër

TË GJITHË SË BASHKU PËR NJË POLICI  PRANË NEVOJAVE TONA

Zbatuar: QENDRA E KËSHILLIMIT DHE SHËRBIMEVE PSIKOLOGJIKE

Mbështetur: Swedish Support to Mol/ASP on Community Policing Programme

www.cp-project.al

Qëllimi dhe Objektivat:

Ky projekt ka për qëllim:

  1. Të rrisë bashkëpunimin mes policisë dhe të rinjve, nëpërmjet trajnimeve të punonjësve të policisë për rritjen e performancës, trajnimeve dhe sensibilizimeve të komunitetit dhe të rinjve.
  2. Objektivat e këtij projekti janë:
  3. Të përmirësojë cilësinë e marrëdhënieve të PSH me të rinjtë e komunitetit. Prandaj do realizohen trajnime me policët dhe sensibilizime nëpër shkollat e mesme, ku synohen të nxiten përdorimi i strategjive efektive dhe taktike për të ndihmuar reduktimin e stresit në punë të oficerëve të policisë, ku gjithashtu parashikohet reduktimi I konflikteve të të miturve.
  1. Ti japë mundësi të rinjve të vlerësojnë drejt punën e policisë dhe të mos paragjykojnë atë, sikur nuk “punohet”, por në një ditë do kemi një ndërrim rolesh, ku të rinjtë do jenë pjesë e patrullës së përgjithshme, dhe do luajmë kundrejt njëri-tjetrit në një ndeshje futbolli në një aktivitet “mes të barabartësh”.
  1. Të sensibilizojë komunitetin mbi rëndësinë e policimit dhe mbështetjes reciproke tek policia me anë të materialeve audio-vizore.

Aktivitetet që do të realizohen:

  1. Trajnim për efektivët e policisë:
  2. Oficerët e policisë do trajnohen për të zhvilluar më tej aftësitë e punës së tyre gjatë ndërveprimit me fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë mënyrë synohet të vendosen marrëdhënie positive mes tyre dhe ti japë një imazh sa më pozitiv policisë.
  1. Pranë QKSHP do realizohen 4 trajnime me 5 anëtarët e policisë që operojnë direkt me të miturit dhe adoleshent. Trajnimet do synojnë të informojnë rreth zhvillimit psikologjik të fëmijëve/adoleshentëve në stade të ndryshme të zhvillimit, individualitetin e secilit, me qëllim përmirësimin e komunikimit dhe marrjen në pyetje në situatë të ndryshme. Në fund oficerët do paisen me çertifikatë trajnimi nga Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike.
  1. 7 oficerë do trajnohen si trajnerë të ardhshëm për punonjësit e tjerë të policisë. Përveç informacioneve mbi ëështjet e mësipërme ato do përfitojnë dhe teknika trajnimi në mënyrë që të përcjellin sa më efektivisht njohuritë e tyre tek të tjerët nëpërmjet trajnimeve në vazhdim që mund të zhvillohen nga vetë ato. Në fund oficerët do pajisen me çertifikatë trajnimi nga Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike.

 

  1. Ndërgjegjësim dhe trajnim direkt i të rinjve.
  2. Do zhvillohen 5 takime (trajnime dhe sensibilizime) me nxënësit të gjimnazeve “Shejnaze Juka”, Shkolla profesionale “Kolë Idromeno”, Shkolla “Jordan Misja”, Shkolla e Mesme Profesionale Bushat, Shkolla e Mesme Pukë. Trajnues do jenë ekspertët e QKSHP- së dhe policë të trajnuar më parë nga QKSHP. Në fund të trajnimit çdo nxënës do paiset me çertifikatën e trajnimit. Me qeverinë e nxënësve do synohet që të firmoset një marrëveshje që këto trajnime të vazhdojnë dhe pas përfundimit të projektit.
  1. Do të zhvillohen 4 ndeshje miqësore mes të rinjëve të shkollave të mesme dhe anëtarëve të PSH pas zhvillimit të trajnimeve. Këto ndeshje bëhen me qëllimin e ndryshimit të paragjykimeve negative nga të rinjtë për policinë , duke i parë si të barabartë në një ndeshje futbolli, ku mbizotëron forma ‘’ fair play’’.
  1. Do realizohen 6 turne (2 të rinj për ëdo turn) do kenë mundësinë të udhëtojnë në patrullën e përgjithshme , për të parë nga afër, problematikën e përditshme të policies. Ata do realizojnë një video e cila do pasqyrohet në media.
  1. Ndërgjegjësim në komunitet
  2. Do zhvillohen 2 takime sensibilizuese me komunitetet e lagjeve ‘’Liria’’ dhe “Mark Lula “. Këto takime kanë si qëllim që komuniteti të forcojë partneritetin me policinë duke siguruar sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve duke promovuar kështu marrëdhënie të respektueshme.
  3. Kronikat mediatike ne TV e Radio dhe materialet e printuara dhe të vizibilitetit do synojnë që të ndërgjegjësojnë në mënyrë indirekte të gjithë komunitetin.
Aktiviteti Kush përfiton Nr. i përfituesve
Trajnim për oficerët e policisë rreth zhvillimit psiko-social të të rinjve Policët e DPQSH 5
Trajnim për oficerët (trajnues) që do trajnojnë kolegët e tyre. Policët e DPQSH 7
Takime sensibilizuese me nxënës të gjimnazeve nga trajnuesit QKSHP-së dhe policisë. Nxënësit e shkollave të mesme 30 nxënës për çdo shkollë

( 5 shkolla përfituese)

Në total 150 të rinjë

Përgatitja e materialeve sensibilizuese (broshurave, kronikave mediatike, fotove dhe kronikës speciale në edicionin e lajmeve). Komuniteti i Qarkut Shkodër Rreth 5000 persona nga komuniteti sensibilizohen dhe informohen për nismën me anë të medias, broshurave apo materialeve të ndryshme vizibiliteti.
Takimin në lagjen Liria dhe Mark Lula. Komuniteti i këtyre lagjeve Rreth 100 persona

(50 persona nga çdo komunitet)

Ndeshje futbolli (4 të tilla) Të rinjtë dhe policë 60 të rinjë dhe policë pjesëmarrës
Udhëtim me patrullën e përgjithshme Të rinjë dhe policë 12 të rinjë
Promovimi dhe vizibilitetit i projektit nëpërmejt medias lokale dhe broshurave informuese dhe përmbledhëse. Komuniteti i Qarkut Shkodër Rreth 5000 persona nga komuniteti sensibilizohen dhe informohen për nismën me  anë të medias, broshurave apo materialeve të ndryshme vizibiliteti.

QENDRA E KËSHILLIMIT DHE SHËRBIMEVE PSIKOLOGJIKE

TEL +355673017299

Email: koordinator@qkshpsikologjike.org

Web: www.qkshppsikologjike.org

Facebook: Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër, Shqipëri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here