23.04.2019

0
196

📣 Me datë 23.04.2019, zhvilluam një takim njohes dhe prezantues me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD)

Qëllimi i takimit ishte:📍ℹ️

ℹ️ ✅ Njohja me zyren e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), çfarë përfaqëson dhe rolin e këtij institucioni në promovimin dhe mbrojtjen e parimit të barazisë.
ℹ️✅ Në këtë takim komuniteti Rom/Egjiptian u njoh më gjërë me KMD, znj.Filomena Bujarja, e cila dha informacionin e nevojshëm lidhur me mënyrën se si komuniteti mund të formulojë një ankesë drejtuar KMD, raste kur KMD ndërhyn dhe zgjidhjet që ky institucion mund të ofrojë.
ℹ️✅ Komunitetet R/E u aftësuan që mos të qëndrojnë në kuadër ankesash verbale, por ti formulojnë dhe ti adresojnë aty ku duhet.

Projekti “Forcimi i kapaciteteve për llogaridhënie nga institucionet lokale në Shkodër, kundrejt komuniteteve Rome dhe Egjiptiane”, financohet nga European Union in Albania, zbatohet nga ANTTARC, në partneritet me AFCR dhe Amaro-Drom. Përfitues subgranti Qendra Keshillimit Sherbimeve Psikologjike- QKSHP.

SHARE
Next articleDONATORET

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here